MENU
klinika

Garderoba e teatrit të shembur

Video: Veshjet e aktorëve ndër vite, që u larguan çastet e fundit

22.05.2020 - 17:10

        Duartrokitje të pafundme, lot emocionesh, buzëqeshjesh,.. teatri, la pas më shumë se kaq. Jo vetëm kujtime, por një pasuri të tërë, siç është edhe kjo veshje, nga shfaqja “Ezopi”. I madhi Kadri Roshi, veshi pikërisht këtë fustan.

Ky është një nga fustanët që e madhja Yllka Mujo, ka përdorur në shfaqjen “Pulëbardhat”, por sigurisht që përveç këtij fustani, ka edhe shumë veshje të tjera. Le t’i shohim së bashku.

Mirëmbajtësja: Përveç fustanit ngjyrë portokalli që ka përdorur Yllka, te shfaqja “Pulëbardhat”, janë edhe 2 fustane të tjerë, fustani ngjyrë lejla dhe fustani ngjyrë pjepri. Një nga shfaqjet më të njohura në botë është “Romeo dhe Zhuljeta” dhe veshjet e asaj shfaqjeje janë këtu.

Po kjo veshje që po sistemoni tani?

Mirëmbajtësja: Kjo veshje, ky është një robdishan që ka përdorur aktori i madh Robert Ndrenika, tek shfaqja “Xhaxha Vanja”.

Çfarë lexon aty?

Mirëmbajtësja: Këtu shkruan Bujari, Bujar Lako. Është një nga veshjet nga shfaqja “Monserati” dhe këtu është fraku dhe pantallonat. Po ashtu, kemi edhe një veshje tjetër, po nga ajo shfaqje, e Ahmet Pashës.

Tani do të afrohemi në sektorin ku mbahen këpucët, cilat do më cilësosh si më të vjetrat?

Mirëmbajtësja: Këpucë që janë përdorur shumë vite më parë, që janë këpucë shekspiriane. Edhe këto opinga llastiku.

Tani jemi te kapelat, hë? Këto që ju keni në dorë?

Mirëmbajtësja: Këto që kam unë në dorë janë bereta marine, që unë jam duke i sistemuar. Pasqyra, qilima, maska, kitara, tavolina, lxhanë, karrige, gjithçka nevojitet për realizimin skenik të një shfaqjeje në teatër, po sistemohet gjithashtu. Të gjthë e mbajmë mend Qazim Mulletin, muzika e luajtur në atë shfaqje gjendet në këtë bobinë. Por jo vetëm Qazim Mulleti, melodia e të gjitha shfaqjeve të luajtura në Teatrin Kombëtar, po sistemohet.

Për të kaluar te pjesa elektrike, ky është një nga ndriçuesit më të vjetër të Teatrit Kombëtar, që
prej ditës kur është ndërtuar, ndërsa pas meje, gjendet edhe abazhuri më i vjetër. Kjo është një nga 2 dyert që shërbente për daljen e publikut nga teatri, një derë që tanimë është mbyllur, por pa dyshim, teatri do të rikthehet, për të gjithë ata që e adhuronin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Washington Post: Policia shqiptare përleshet me opozitën dhe artistët...

Shembja e Teatrit Kombëtar është përcjellë edhe nga mediat e huaja