MENU
klinika

Mesazhi që jep: Jam duke pritur…

Vetizolohet në banesë Albin Kurti, kontakt me një të infektuar

11.05.2020 - 11:09

Kreu i qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se eshte veteizoluar, pasi ka pasur kontakt me nje person pozoitiv me koronavirus.

Lajmin e ka njoftuar ai vete me nje postim ne faqen e tij ne Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

Ju falemnderit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afat Kurtit ose t’ia lërë Kushtetueses

3 opsionet që po shqyrton Thaçi për qeverinë e re

Çfarë shkruan gazeta amerikane New York Times?

“Koronavirusi e SHBA ndihmuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti”