MENU
klinika

Politika dhe territori

Vjosa Osmani: Kosova është projekt i paprekshëm!

06.05.2020 - 07:51

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin territorial, ndaj dhe Bashkimi Evropian duhet të ofrojë udhëzime dhe vlera që bazohen në parime mbi të cilat funksionon ky bllok, dhe jo të shërbejë vetëm si forum kur është në pyetje dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani po ashtu ka theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon”.

“Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Postimi i plotë

”RRETH DEKLARATAVE PËR NDRYSHIM TË KUFIJVE

E çmoj lart angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë në lehtësimin e arritjes së një marëveshjeje përfundimtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por Bashkimi Evropian nuk mund të shërbejë thjeshtë si forum ku bëhet dialogu, por duhet doemos të ofrojë edhe udhëzime që bazohen në parimet e vlerat mbi të cilat funksionon BE. Ndryshimi i kufijve mbi baza etnike nuk bënë pjesë në këto parime e vlera.

Kosova është Republikë parlamentare. Kuvendi ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e punës së Qeverisë, Politikës së Jashtme dhe atë të Sigurisë. Rrjedhimisht, do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e një marëveshjeje të tillë eventuale. Andaj, çdo përpjekje dhe angazhim për marrëveshje përfundimtare duhet të afirmojë edhe jetësimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Çdo pikënisje në rifillimin e dialogut në të ardhmen, duhet të bëhet mbi parimet se Kosova është projekt i pakthyeshëm në aspektin politik dhe i paprekshëm në aspektin teritorial.

Kosova është njohur nga shumica e anëtarëve të Bashkimit Evropiane dhe vendeve tjera të botës dhe e drejta për të shpallur pavarësinë është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova është e palëkundur në orientimin strategjik për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Shteti ynë është ndërtuar dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet pikërisht mbi bazën e vlerave që i proklamon dhe i ka jetësuar Bashkimi Evropian. Prandaj, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i refuzojë përpjekjet e individëve të caktuar për të shtyrë përpara çfarëdo propozimi për zgjidhje mbi bazën e ndarjeve etnike dhe të ndryshimit të kufijve, sepse në thelb kjo do të ishte edhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe nuk siguron paqe të qëndrueshme në rajon. Mbi të gjitha, zgjidhje të tilla nuk do të përkraheshin nga qytetarët tanë e rrjedhimisht do të mbeteshin të pazbatueshme. Historia na mëson se zgjidhjet e idetë pa mbështetje qytetare përfundojnë me dështim.”

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…