MENU
klinika

Ristarti pritet më 10 qershor

Vllaznia del në stërvitje, shtyhet kampionati?

25.05.2020 - 10:30

Vllaznia rikthehet në stërvitje, duke i dhënë fund bojkotit tre ditor. Futbollistët kuqeblu gjetën akordin për të vazhduar punën e tyre, pavarësisht pakënaqësive të shprehura hapur në lidhje me rrogat.

Në një takim të posaçëm, një përfaqësi e futbollistëve takuan Kryetaren e Bashkisë Shkodër dhe kjo e fundit u dha garanci që deri më 3 qershor, datë kur rinis edhe kampionati, do të shlyen pagat e prapambetura.

Në mungesë të trajnerit Mirsad Jonuz, që ende ndodhet në karantinë, zëvedëstrajneri i Vllaznisë, Safet Osja, shprehet se rikthimi është një lajm pozitiv: “Edhe për ne si trajner është një lajm pozitiv, ta fillojmë stërvitjen mbarë, pavarësisht se kemi bërë dy-tre ditë përpara stërvitje, jemi sërish për vazhdimësinë e kampionatit.

Ritmi do të jetë pak i avashtë, por të gjithë ekipet këtë punë kanë bërë. Është një opsion që mund të shtyhet për një javë kampionati dhe për ne është pozitive”.

Më hapjen e kufijve priten të bashkohen edhe lojtarët e huaj dhe Vllaznia të bëhet gati për rifillimin e kampionatit. Edhe pse FSHF me klubet kanë miratuar datën 3 qershor, nga Qeveria shqiptare ende nuk është miratuar kjo datë. Ditët e fundit qarkullon se Kryeministri mund të hapë dritën jeshile për 10 qershor. Ekipet shqiptare janë të vetmet në Europë që risisën stërvitjen direkt në grupe të mëdha dhe jo individualisht, pa teste anti-Covid, përjashto klubin e Luftëtarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Administratori: Luajmë me ekipin B

Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen