MENU
klinika

Shtohet lëvizja e këmbësorëve

Vlora në hartën e gjelbër, rikthehet trafiku i makinave

04.05.2020 - 09:36

Nga kjo e hënë Vlora i është rikthyer normalitetit pas izolimit të gjatë nga pandemia. Qyteti bregdetar i është shtuar zonave të gjelbërta në vend.

Lëvizja e qytetarëve por edhe automjeteve ishte krejtësisht normale, teksa në qytet u rikthye trafiku.

Zonat e gjelbërta do të kenë të njëjtat rregulla të lëvizjes dhe fashave orare tashmë të përcaktuara për këto zona. Sipas këtyre rregullave pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune të cilët nuk kufizohen nga këto orare. Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer.

Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Në 24 orët e fundit nga policia e Vlorës janë gjobitur 5 këmbësorë teksa spitali rajonal konfirmon se edhe sot nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë duhet të kenë kujdes qytetarët!

Pipero: Epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi

Qyteti "i paprekur" nga koronavirusi

Ende asnjë i infektuar, dezinfektohet Vlora