MENU
klinika

Protestuan për pagën e luftës

Vlorë/ Pushohen nga puna 20 punonjës të fasonerisë

15.05.2020 - 08:52

Pushohen nga puna 20 punonjës në Vlorë të cilët folën për mediat dhe u ankuan për kushtet e punës në fasoneri ditën e djeshme.

Teksa kur pjesa me e madhe e tyre kanë filluar punë, pronari i firmës me 200 punëtorë i ftoi sërish të punojnë, por pushoi 20 prej tyre.

Ndërkohë, ata edhe sot janë ngritur për protestë edhe sot në zyrat e punës në këtë qytet.

Ata thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës që sipas tyre e meritojnë sipas rregullave, por janë penalizuar pasi nuk ka aplikuar ekonomistja e fasonerisë. Por nga ana tjetër kanë punuar me orë të reduktuara çka u ka ndikuar edhe tek paga.

”Jo ne nuk dinim për aplikimin sepse kemi qenë papunë që kur filloi koronavirusi. Kemi punuar kur na ka lajmëruar pronari, me ndërprerje. Kemi vajtur kemi bërë ankesë te pronari dhe na tha që nuk ka takon. U ngritëm dje bëmë protestë te zyra e punës dhe atje na thanë që na takon.”

Për situatën me pagën e luftës fajësojnë ekonomisten e firmës, ndërsa zgjidhjen tashmë e kërkojnë nga institucionet e shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN