MENU
klinika

"Duam pagën e luftës"

Vlorë/ Tre muaj pa punë, 50 punonjës në protestë

26.05.2020 - 11:49

Pesëdhjetë punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.

Ata kanë protestuar për pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama. Punonjësit e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.