MENU
klinika

Arrestohet i riu në Vlorë

Vrau fqinjin për kamerën e sigurisë

06.05.2020 - 10:07

Një javë pas vrasjes së 60-vjeçarit Bujar Mehmeti në Vlorë policia ka vënë në pranga autiorin e dyshuar, 25-vjeçarin Jurgen Leci, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, pranë një karburanti, i arrestuari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën në spital.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një konflikti banal të çastit. Sipas dëshmitarëve personat kishin konflikt edhe më parë mes njeri-tjetrit për shkak të kamerave të sigurisë.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e 60 vjeçarit sipas dëshmitarëve filmonin nga oborri i 25 vjeçarit teksa ky i fundit shpesh herë se ka pëlqyer këtë gjë.

I riu i ka bërë thirrje t’i heqë kamerat pasi nuk i pëlqente të filmonin nga shtëpia e tij dhe me pas konflikti ka degjeneruar në fyerje sharje dhe me pas në goditje me sende të forta.