MENU
klinika

Serbia anashkalon pandeminë

Vuçiç konfirmon zgjedhjet parlamentare për në 21 qershor

05.05.2020 - 10:40

Presidenti i Serbisë e ka caktuar 21 qershorin si datën e zgjedhjeve parlamentare e cila është shtyrë për shkak të pandemisë koronavirus. Votimi fillimisht ishte caktuar për 26 Prill por u pezullua pas gjendjes së jashtëzakonshme mbarëkombëtare që u shpall në mes të marsit.

Aleksandar Vuçiç tha të hënën se “pas këtyre kohërave të vështira duhet të krijojmë një atmosferë demokratike dhe të zgjedhim një kuvend dhe qeveri që do të shërbejë në interes të popullit”. Vuçiç ka njoftuar se masat e urgjencës do të hiqen më vonë këtë javë sepse shkalla e infeksioneve koronavirus u ul mjaftueshëm në vendin e Ballkanit.

Analistët besojnë se Vuçiç, një ish ultra-nacionalist, është i prirur të zhvillojë votimin sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të popullaritetit të tij në dukje në rënie për shkak të masave të ashpra të bllokimit që qeveria e tij ka zbatuar gjatë shpërthimit të COVID-19.

Shumica e partive të opozitës demokratike planifikojnë të bojkotojnë votën për shkak të kontrollit të fortë të Vuçiçit mbi median dhe procesin zgjedhor. Partia Progresive Serbe e krahut të djathtë të Vuçiç pritet të dalë si një fitues dërrmues i votave dhe të vazhdojë tetë vitet e mbizotërimit të saj në skenën politike serbe.

Serbia ka regjistruar mbi 9,500 raste koronavirus dhe 197 vdekje.(AP)