MENU
klinika

Një koncert nga shtëpia

Ylli Limani do të performojë sonte për publikun shqiptar

09.05.2020 - 14:28

Jo vetëm Alban Skënderaj me recitalin në oborr, por edhe këngëtari Ylli Limani e ka një surprizë sonte për publikun shqiptar. Këngëtari shumë i preferuar nga gjinia femërore do të performojë sonte nga shtëpia e tij.

Siç ka njoftuar edhe më herët, “koncerti” do të transmetohet live në faqen zyrtare të “Vodafone Albania” në Instagram. Performanca do të nisë në orën 21:00 dhe Ylli do të këndojë hitet e tij më të famshme, ndaj merrni një shami dhe përgatituni emocionalisht për sonte!

Jemi të bindur që s’do të donit ta humbnit këtë koncert nga shtëpia! Bashkë me këngëtarin do të performojë edhe Kida, për t’i dhënë akoma më shumë ritëm mbrëmjes tonë në karantinë.