MENU
klinika

Thesari 2,000-vjeçar

Zbulohet në Itali mozaiku i shekullit I pas Krishtit

27.05.2020 - 09:50

       Zbulohet një mozaik i hershëm, nën një sipërfaqe me vreshta, në veri të Italisë. Thesari arkeologjik u zbulua pas kërkimeve shumëvjeçare. Kërkuesit në komunën Negrar di Valpolicella, në veri të Veronës, publikuan pamje të pllakave të ruajtura mirë, disa metra nën tokë.

Sipas zyrtarëve, studiuesit gjetën së pari, prova të ekzistencës së një vile romake atje, më shumë se një shekull më parë. Specialistët, ende po bëjnë gërmime të kujdesshme, për të parë shtrirjen e plotë të ndërtesës antike. Fotografitë e postuara në internet, tregojnë mozaikun e pacenuar, si dhe themelet e vilës.

Një shënim në webfaqen e komunës, u saktësua se arkeologët, më në fund e bënë zbulimin “pas dekadash përpjekjesh”. Ndërkohë, do të jetë e nevojshme për “burime të rëndësishme”, për të përfunduar punën. Por, autoritetet lokale janë zotuar të japin “të gjithë ndihmën e nevojshme”, për të vazhduar me gërmimet.

Pompei, qyteti romak i mbyllur zyrtarisht, u rihap për publikun të martën, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Akropoli i famshëm i Greqisë,  u rihap për vizitorët në fillim të këtij muaji.