MENU
klinika

Pas 3 orësh diskutime

‘Zgjedhorja’/ Palët politike: Të ketë polici në zgjedhje dhe kamera sigurie

28.05.2020 - 19:47

Në mbledhjen e Këshillit Politik duket se të gjitha palët janë dakordësuar  për praninë  e policisë në procesin zgjedhor dhe vendosjen e sistemit të monitorimit me kamera të gjitha qendrat e votimit. Sipas gazetares së Report Tv, Klesiana Omeri palët kanë bërë një pushim të shkurtër dhe janë rimbledhur sërish për të diskutuar në këtë pjesë të dytë rolin e prokurorisë në zgjedhje si dhe hetimin e krimeve zgjedhore nga SPAK.

Palët duket se kanë rënë dakord që të ketë vendosje të oficerëve të policisë në sallën e numërimit të votave, por  duket se palët nuk kanë gjetur konsensus për vendosjen e një ministri teknik  100 ditë para zgjedhjeve, që lidhet drejtpërdrejt me kushtin e PD-së për një qeveri transitore që do të organizojë zgjedhjet. Ky kusht është hedhur poshtë nga mazhoranca në mbledhje, por edhe nga veta kryeministri Rama në daljet e tij publike duke thënë se ky kusht nuk do të pranohet.

Edhe vendosja e kamerave në qendrat e votimit dhe numërimit të votave është pranuara nga palët politike në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për Zgjedhoren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hajdari: Do të luftoj fort që shqiptarët të votojnë…

“Zgjedhorja’ mos të kthehet në pazar mes palëve”