MENU
klinika

Vendimi i Qeverisë italiane

Zyrtare, data e rifillimit të Serie A dhe Kupës së Italisë

28.05.2020 - 19:16

Edhe Serie A ka një datë rifillimi, por ndryshe nga sa pritej, kampionati do të nis më 20 qershor, ndërsa më 13 dhe 17 qershor do të luhet Kupa e Italisë. Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, ka miratuar nisjen e futbollit pas takimit të fundit që pati me pjesëtarët e Ligës Italiane, Shoqatës së Futbollistëve, Federatës dhe Shoqatës së Mjekëve.

“Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani futbolli italian do të nisë sërish. Sot morëm miratimin e Federatës për Protokollin Shëndetësor, i cili është i detyrueshëm për të gjitha klubet. Pas të gjitha diskutimeve mund të themi se kampionati italian do të nisë në 20 qershor”, – u shpreh Spadafora për mediat.

Ekziston mundësia që në datat 13 dhe 17 qershor të zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë”, – përfundoi Ministri i Sporteve, që ndoshta mund të ndryshohet me ndeshjet e prapambetura të Serie A, që janë të tilla.