MENU
klinika

Konfirmimi nga skuderia

Zyrtare, Ferrari firmos me pasardhësin e Vettel

14.05.2020 - 11:47

Ku ka zë nuk është pa gjë, thotë populli, dhe në fakt kjo ndodhi edhe me pilotin, Carlos Sainz. Spanjolli është tashmë piloti më i ri i Ferrarit. Largimi i Sebastian Vettel nga skuderia e kuqe përshpejtoi gjërat në atë mënyrë që ëndrra e Sainz të mund të realizohej.

Piloti i Mclaren firmosi një kontratë dy vjeçare me kokëkuqen dhe do të jetë një shofer i saj duke nisur nga edicioni i ardhshëm i vitit 2021. Marrëveshje historike kjo, që së bashku me Charles Leclerc, do të formojnë çiftin me moshën më të re te Ferrari në 50 vite histori të skuderisë italiane.

Në linjë për të zëvendësuar Sebastian Vettel ishin emra më të rëndësishëm se Sainz, si Ricciardo dhe Hamilton, por 5 sezonet si protagonist me skuderi të cilësuara të vogla në Formula 1, si Toro Rosso, Renault dhe McLaren bindën drejtuesit e Ferrarit që të realizojnë ëndrrën e Sainz.

Deri më tani, 25-vjeçari ka zhvilluar 102 çmime të mëdha në Formula 1, me rezultatin më të mirë që e arriti edicionin e shkuar, ku u ngjit në podium në garën e Brazilit. Pritshmëritë janë të mëdha, tashmë mbetet në dorën e pilotit…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Piloti gjerman largohet nga kokëkuqja

Vettel “divorcohet”, 3 kandidatë për Ferrarin