MENU
klinika

Njoftimi i PSG

Zyrtare, merret vendimi për Mauro Icardin

31.05.2020 - 13:01

Merr fund telenovela e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, që këtë sezon ishte i huazuar te PSG, ku arriti të shënojë 20 gola dhe të tregojë edhe njëherë aftësitë e tij të mëdha në fushë.

PSG kishte mundësinë ta blinte për shifrën e 70 milionë eurove në kontratën e firmosur me Interin, por pandemia ka sjellë të tjera negociata, që janë finalizuar ditën e sotme.

Klubi i PSG ka njoftuar në rrjetet sociale se është arritur marrëveshja mes palëve dhe bomberi argjentinas do të vazhdojë të luajë me kampionët e Francës. Presindenti Al Kelaifi do të paguajë 50 milionë euro në mënyrë direkte dhe 8 milionë euro bonuse në varësi të paraqitjeve të Icardit me fanellën e klubit më të madh në Francë.

Në kontratën e transferimit është firmosur edhe një klauzolë anti-Juventus. Në rast se Icardi kalon nga PSG në Torino, Interi do të arkëtojë edhe 15 milionë të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN