MENU
klinika

Dueli i tretë

Zyrtare, Tyson-Holyfield do të ndeshen mes tyre

17.05.2020 - 15:39

Evander Holyfield dhe Mike Tyson do të ndeshen përsëri dhe ky duel do të zhvillohet më 11 korrik në Arabinë Saudite. Tri javë pasi Tyson tha se ai planifikon të bëjë një rikthim në ring për bamirësi, Holyfield sfidoi Miken e hekurt në tëiter:

“A je gati? Në momentin që të gjithë jeni duke pritur për një duel. Kampioni është rikthyer! Dua të njoftoj se do të bëj një rikthim në ring. Do të luftoj edhe unë për këtë kauzë të madhe”.

Pas mbi dy dekadash kjo dyshe do të jetë përsëri në ring për t’u përballur me njëri-tjetrin edhe pse tashmë i kanë mbushur të 50-tat. Fitimet nga kjo sfidë do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Tashmë Evander është 57 vjeç, 4 më shumë se Tyson. Ai u tërhoq nga boksi në vitin 2011 pas një fitore të nokaut ndaj Brian Nielsen. Holyfield e përfundoi karrierën e tij profesionale me një rekord prej 44 ndeshjesh, ku humbi vetëm 1, duke shkelur në ring në katër dekada të ndryshme.

Holyfield e mposhti Tyson-in në të dy ndeshjet mes tyre në vitet ‘90, ku në 1997 Tyson kafshonte veshin e Holyfield, një nga ngjarjet më të bujshme të boksit botëror. Vite më vonë Tyson kërkoi falje për atë gjest dhe mes tyre ka një miqësi. Tyson njoftoi rikthimin e tij në boks tri javë më parë. 53-vjeçari nuk është në ring që nga viti 2005.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet legjenda e boksit, Mike Tyson

“Po e pres vdekjen, nuk kam frikë prej saj”

Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson

Listës u shtohen Klitschko e Haye

10 kandidatë të famshëm për t’u ndeshur me Tyson

Ish-boksieri shfaqet në formë

Duan të ndeshen me të, por kujdes nga Tyson…