MENU
klinika

Pasuria e të parit shkon në 18 miliardë euro

10 futbollistët më të pasur, nuk prin Messi dhe as CR7

09.06.2020 - 21:42

Në renditjen e sportistëve më të pasur në botë nuk kanë si të mungojnë futbollistët. Pagat faraonike dhe fitimet nga sponsorizimet e kanë kthyer futbollin në një industri mjaft fitimprurëse. Por kush është lojtari më i pasur i botës së futbollit?

Përgjigja mund të duket e thjeshtë duke pasur parasysh që kohët e fundit, Cristiano Ronaldo u bë sportisti i tretë miliarder në histori, megjithatë shumë prej jush do të befasohen.

Futbollisti më i pasur është Faiq Bolkiah, sulmuesi i talentuar i Leicester City. 22-vjeçari nuk shquhet për cilësitë dhe pagën faraonike, por fatmirësisht për të është futbollisti më i pasur në rruzull. E gjitha për shkak se është i biri i Princit dhe nipi i Sulltanit të Brunei.

Pasuria e tij vlerësohet në 18 miliardë euro dhe përballë një figure të tillë, të ardhurat e Cristiano Ronaldo duket tepër të ulëta. Luzitani ka një pasuri prej 1 miliardë euro, ndjekur më pas nga Beckham me 400 milionë dhe Messi me 355 mln. Një tjetër befasi në këtë renditje speciale është edhe ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Milanit, Mathieu Flamini me 97 mln euro pasuri.

RENDITJA (Në bankë)

1.Faiq Bolkiah (18 miliardë dollarë)

2.Cristiano Ronaldo (450 milionë dollarë)

3.Leo Messi (400 milionë dollarë)

4.Zlatan Ibrahimovic (190 milionë dollarë)

5.Neymar Jr. (185 milionë dollarë)

6.Ëayne Rooney (160 milionë dollarë)

7.Gareth Bale (125 milionë dollarë)

8.Andrés Iniesta (120 milionë dollarë)

9.Eden Hazard (100 milionë dollarë)

10.Paul Pogba (85 milionë dollarë)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN