MENU
klinika

Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!

18.06.2020 - 18:41

10 hapa për një zemër të shëndetshme:

1.Thuaji Jo Duhanit
Duhanpirësit janë dy herë më shumë të rrezikuar dhe të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiake krahasuar me jo duhanpirësit. Me lënien e duhanit ky rrezik fillon të minimizohet.

2. Limitoni sasinë e kripës
Konsumi i lartë i kripës mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut gjë që rrit edhe rrezikun për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës, prandaj evitoni ushqime të tilla si: patatina, kikirikë të kripur, ushqime të gatshme dhe të paketuar, ushqimet e shpejta, pica si dhe drithërash që konsumohen në mëngjes.

3. Kujdes me dietën
Konsumoni një dietë ushqimore të balancuar, në përbërje të të cilës nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat e freskëta të stinës dhe perimet, vaji i peshkut, bukë integrale, makarona dhe oriz.

4. Monitoroni konsumin e alkoolit
Alkoli i tepërt rrit edhe rrezikun për goditje në zemër prandaj limitoni konsumimin në 1-2 gota pije alkoolike në ditë.

5. Jini Aktiv
Kryeni të paktën 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në ditë. Nëse kjo ju duket e vështirë mund të filloni me ushtrime të lehta duke intensifikuar ato gradualisht me kalimin e kohës.

6. Menaxhoni Peshën
Nëse jeni mbipeshë apo obezë filloni të aplikoni ndryshime të shëndetshme në stilin tuaj të jetesës, fillimisht filloni të ushqeheni shëndetshëm dhe njëkohësish mundohuni të jeni sa më aktiv, ushtroni rregullisht aktivitet fizik.

zemra

7. Masni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit mundësisht nën asistencën e mjekut specialist
Personat me presion të lartë të gjakut kanë një rrezik të shtuar për të pësuar goditje në tru ose atak në zemër. Ulni nivelin e kolesterolit duke kryer aktivitet fizik dhe konsumoni ushqime të pasura me fibra si tërshërë, fasule, thjerrëza, arra, bajame, fruta dhe perime.

8. Mbani nën kontroll stresin
Kur jemi të stresuar jemi të prirur të reagojmë duke ngrënë jo shëndetshëm, të pimë më shumë duhan dhe alkool, zakone këto që rrisin rrezikun për goditje në zemër.

9. Nëse keni histori familjare me sëmundje zemre atëherë kujdes se edhe ju keni rrezik të shtuar për t‘u prekur.

10. Informohuni mbi simptomat e hershme të sëmundjes koronare të zemrës dhe konsultohuni me mjekun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN