MENU
klinika

Ndër to edhe nënkryetarja e Bashkisë

11 raste pozitive në Shkodër

29.06.2020 - 11:42

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka përditësuar të dhënat zyrtare për 24 orët e fundit, ku rezultojnë 64 të infektuar më pak se një ditë më parë.

Studentja e infektuar me Covid-19, anulohen provimet në këtë fakultet, institucioni del me njoftim zyrtar
Në Shkodër rezultojnë 11 të infektuar me Covid-19, ndër to edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi. Nënkryetarja ka bërë testin një ditë më parë dhe sot ka marrë konfirmimin si e infektuar. Sipas burimeve Koliqi ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5.

Tashmë pas përgjigjes Koliqi ndodhet në karantinë në banesën e saj. Pas konfirmimit të saj me COVID-19 një sërë punonjësish të Bashkisë Shkodër po bëjnë tamponet kryesisht ata që kanë patur kontakte me nënkryetaren Koliqi.

kolana e librave

Sipas burimeve është e paqartë se ku është infektuar nënkryetarja ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ka dyshime se mund ta ketë marrë në ndonjë dyqan.

Dita e fundit kur ka qenë në punë ka qenë dita e enjte e javës së kaluar, më 25 qershor. Tashmëpo merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë por edhe dezinfektimin e zyrës së nënkryetares dhe mjediseve të tjëra të Bashkisë Shkodër.

2 raste të reja, të shtruar në spitalin e Peshkopisë

Pas 4 muajsh pa asnjë rast, COVID-19 shfaqet dhe në Dibër

Ndërron jetë 53- vjeçarja në Kukës

E zuri korrenti teksa ndizte pompën e ujit

Edukatorja e kopshtit dhe bashkëshorti tregtar

Konfirmohen dy raste pozitive me Covid 19 në Lezhë,

Infektohet një punonjës i Bashkisë

Rikthehet koronavirusi në Mat