MENU
klinika

As më 1 korrik!

Greqia shtyn për herë të dytë hapjen e kufirit me Shqipërinë

26.06.2020 - 17:25

Ministri grek i Mbrojtjes Sociale, Nikos Hordhalias, nga Janina ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti ka bërë të ditur se kufijtë tokësorë me Shqipërinë nuk do të hapen.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim shtetasit që gëzojnë nënshtetësi greke. Sipas ministrit grek shtyrja e hapjes se kufijve tokësorë me Shqipërinë ka te beje me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve te fundit te shfaqura ne Shqipëri.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kane shtyre çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë, pas asaj qe ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

Hardalias tha se Greqia është e interesuar për ekonominë dhe hapjen graduale, por përkundër vizitorëve që do të hyjnë në Greqi duhet vëmendje dhe për mbrojtjen e popullatës greke.

Po ashtu, Hardalias tha se edhe kur të hapet kufiri tokësor me Shqipërinë do të kryhen testime për koronavirusin.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i mbajtur protokollet në të gjitha portat e hyrjes, për të pasur personelin e kërkuar, në mënyrë që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje “- tha Hardaliasj.

Ka një recesion, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të ndjekim masat. Mburoja jonë është të mbajmë masat “.- shtoi zv.ministri grek.

Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

Shifrat: Përsëritet “kriza greke”?

Lajm i mirë për punëtorët sezonalë

Greqia/ Leja e qëndrimit shtyhet me 90 ditë

Skanim shqiptarëve në Kakavijë

Greqia bën 2000 teste për Covid-19 në 24 orë

Mbyllet gjatë natës pika kufitare

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët