MENU
klinika

Pas testeve më të fundit

-3 ditë nga rifillimi, 2 pozitivë në Premier League

14.06.2020 - 10:25

Pas kontrollit më të fundit para rifillimit të Premier League janë shënuar edhe dy raste pozitive me Covid-19. Norëich ka konfirmuar se njëri prej rasteve pozitive është një futbollist i tij dhe se lojtari në fjalë do të vetizolohet për shtatë ditë, sipas protokollit.

Në përgjithësi, 1.200 teste janë kryer më 11 dhe 12 qershor, para rifillimit të sezonit më 17 qershor. Këto dy raste të reja e çojnë në 16 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive me Covid1-9 në Premierligë, nga 8.687 teste sa janë kryer deri tani.

Kjo përbën një rritje të lehtë të rasteve pozitive, pasi në katër rundet e kaluara të testimit ishin vetëm dy raste pozitive me koronavirus. Norëich konfirmoi se futbollisti i vet do të vetizolohet për shtatë ditë, por nuk e bëri të ditur emrin e tij. Rasti tjetër nuk dihet se në cilin klub të Premierligës ka ndodhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”