MENU
klinika

Epidemiologu jep lajmin e mirë për Shqipërinë

A do të ketë një valë të dytë koronavirusi? Çfarë do të ndodhë në dimër?

09.06.2020 - 09:55

Epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet se koronavirusi në Shqipëri e ka humbur fuqinë. Ai tha se edhe tek ne vihet re zbutje që ka pësuar Covid-19.

“Kemi vënë re një ndarje neto edhe për Shqipërinë më 25 mars. Kishim 58.1% të rasteve aktive të shtruara në spital. Dje kjo përqindje është 11%, pra nga 58 jemi në 11.9. shohim një zbutje me 5 fish. Kjo është zbutja klinike. Po e thonin mjekët e veriut të Italisë, që po shohim zbutje klinike që nga prilli. E njëjta gjë po ndodh edhe tek ne. Në prill dhe maj nuk kemi pasur raste direkt në terapi intensive”, shprehet ai për abc news.

I pyetur nëse do të ketë një valë të dytë, Alimehmeti shprehet:

“Vala e dytë ende ka evidenca që e mbështesin që do të thotë se janë pandemitë e kaluara që kanë ardhur me një valë të dytë në dimër. Por kujdes! Asnjë nga pandemitë e kaluara nuk ka qenë koronavirus. Kemi dy evidenca që po i shohim, duke qenë se ky është koronavirus tendenca është që të shohim drejt viruseve të tjera”.