MENU
klinika

Zbulojeni!

A duhet pirë lëngu i konservave të peshkut?

06.06.2020 - 09:06

Produktet e konservuara na lejojnë të shijojmë ushqimet sezonale gjatë gjithë vitit. Përmes konservimit, cilësitë nutricionale të ushqimeve ruhen, duke siguruar një higjienë të mirë.

Sidoqoftë, ekziston gjithmonë pyetja nëse duhet të konsumoni apo jo lëngun e ushqimeve të konservuara.  Në disa raste, ky lëng përmban doza të mira të mikronutrientëve të dobishëm.

Gjithashtu, përmbajnë adititvë dhe sasi të mëdha të kripës, që është mirë ta evitosh. Po në rastin e konservave të peshkut a mund të pihet lëngu?

Në rastin e peshkut, lëngu (zakonisht vaj) ka si qëllim të garantojë konservimin e duhur të produktit. Meqenëse vitaminat e tretshme në yndyra shpërbëhen në vaj, këshillohet që ta konsumoni atë për të shmangur humbjen  e lëndëve ushqyese.

Mungesa e vitaminës D është e njohur në popullatë. Vlerat e ulëta të kësaj substance janë të lidhura me një risk të sëmundjeve kardiovaskulare sipas disa studimeve shkencore.

Në raste të tjera, lëngu i konservimit të peshkut përbëhet nga një solucion me ujë dhe kripë, i quajtur shëllirë. Në këtë rast, konsumi i tij mund të mos jetë aq i dobishëm pasi do të çonte në rritjen e niveleve të kripës në trup.

Konsumi i dozave të larta të kripës është i lidhur me një risk të lartë të hipertensionit,  siç konfirmojnë studimet. Është një detaj që duhet marrë në konsideratë para se të pini lëngun me kripë në rastin e konservimit të peshkut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!