MENU
klinika

Strategji të njëjta apo të kundërta?

A janë Rusia dhe Kina aleate?

07.06.2020 - 13:44

Marrëdhëniet e ngrohta të Rusisë dhe Kinës në Arktik janë kërcënimi më i madh për sigurinë në rajon, tha një zyrtar britanik i mbrojtjes të enjten,.

“Ne nuk mund të dallojmë shumë, por në këndvështrimin amerikan, ata duhet të trajtohen si një aleancë,” tha Tobias Ellwood, kryetari i Komitetit të Përzgjedhur të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar në Dhomën e Komunave, në një panel virtual të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare për çështjet e sigurisë së Veriut.

“Ju mund ta shihni që kjo aleancë po zhvillohet, po bëhet e fortë dhe më e fortë, dhe siç them unë, me të vërtetë shqetësohem se ekziston kjo ndarje, midis mënyrës se si Kina dhe Rusia do të bëjnë biznes ndërkombëtar, kundrejt Perëndimit,” shtoi ai.

Ellwood argumentoi se pandemia ka bërë që shumë në Britani të “rivlerësojnë” pikëpamjet e tyre për Kinën.

Përfaqësuesi i mbrojtjes së Norvegjisë i cili gjithashtu foli në panel mori një ton të ndryshëm. Ndërtimi ushtarak i Rusisë dhe investimi ekonomik i Kinës në vendet e Arktikut zakonisht shihen si dy strategji konkurruese të Arktikut, në vend që dyshja që bashkohen në një front, argumentoi ai.

Ndërsa Tone Skogen, sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë, tha se “fakti që Kina tani po tregon ambicie të shtuar edhe për Arktikun paraqet disa sfida të reja”.

“Ne ende do të argumentonim që ne e konsiderojmë Rusinë, llojin e sfidës më të madhe të paktën për momentin,” tha Skogen. Arktiku nuk është prioritet për Kinën”.

Disa raporte megjithëse kanë zbuluar se marrëdhëniet Rusi-Kinë janë duke u përmirësuar për sa i përket burimeve, bashkëpunimit për transportin dhe qeverisjen. Rusia e ka shikuar Azinë për investitorët e mundshëm dhe partneritetet e teknologjisë si një treg kryesor të konsumatorit.

“Tregtia dypalëshe Sino-Ruse është rritur në mënyrë të qëndrueshme. Sot, Kina është partneri më i madh tregtar i Rusisë dhe Rusia është furnizuesi më i madh i naftës në Kinë. Veçanërisht, angazhimi i rritur ekonomik Sino-Rus është gjithashtu i dukshëm në rajonin e Arktikut”, shkruhet në një raport të majit nga Instituti Arktik.

Përkthyer dhe përshtatur nga Politico.com/ konica.al