MENU
klinika

Altin Basha do largohet nga “Top Channel”?

Agron Llakaj do të marrë timonin e “Portokalli”?

03.06.2020 - 09:19

Agron Llakaj mendohet se pas 10 vitesh ka vendosur që të rikthehet në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Burime brenda “Top Channel”, bëjnë të ditur për “Who” se Llakaj po negocion me Ben Blushin për të marrë sërish timonin e “Portokalli”.

Revista “Who” shkruan se ky lajm vjen pasi Altin Basha regjisori i këtij formati, u përfol që do të largohet me një format tjetër në “Abc News”. Basha u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë për largimin e tij, por sipas “Who” zëra të ndryshëm vijojnë të thonë se ai do të ikë nga “Top Channel”.

Ka qenë viti 2010 që Agron Llakaj u largua nga “Portokallia”, nga ky emision, i cili e themeloi dhe e drejtoi për shumë vite.

kolana e librave

Ndërkohë që për arsyet e largimit Agron Llakaj asokohe është shprehur: “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas”, u shpreh ai.

Aktuaisht Agron Llakaj është në krye të “Al Pazar” në “Vizion Plus” dhe kohët e fundit ka nisur emisionin e ri “Fake Off” me aktorin e njohur Xhevahir Zeneli.

Nëse këto lajme rezultojnë të vërteta nuk i dihet se çfarë do të ndodhë me emisionet që përmendëm më lart. Na ngelet vetëm të presim një konfirmim apo një mohim nga Agron Llakaj apo Altin Basha.

“Ke gjithë ato lekë po dhëmbët si lepur”

Arbana Osmani nuk ia përton përgjigjen ndjekësit

E prisnit me padurim dhe ja ku e keni!

Më në fund Mozzik publikon këngën e re!

Getoari ka ditëlindjen, dedikimi i Marinës

“Doja të të uroja më të mirat, por ti tashmë më ke mua”

Bëri për vete gjithë shqiptarët me rolin e ‘Sadnës’

Aktorja flet për jetën e saj private: Kam qenë e pafat!