MENU
klinika

Reagojnë udhëheqësit në Luginën e Preshevës

Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit/ “Me prapavijë politike”

27.06.2020 - 07:19

Udhëheqësit politik në Luginën e Preshevës i kanë cilësuar akuza politike aktakuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë për presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, pohuan se këto akuza janë me prapavijë politike. Sipas tyre kjo akuzë vjen në prag të rinisjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit kanë sjellë reagime të mëdha në politikën mbarëshqiptare, ndërsa të gjithë kanë vlerësuar rolin e UÇK-së.