MENU
klinika

Dy prej tyre rezultojnë…

Alarmi në Kadastrën e Durrësit/ U merret tamponi 20 punonjësve

03.06.2020 - 09:25

Dy punonjëse në Kadastrën e Durrësit kanë rezultuar pozitive me COVID 19. Rezultatet e tamponëve për to dolën sot, ndërkohë që priten edhe 18 përgjigje të tjera që dalin ditën e enjte.

Rezultati pozitiv me koronavirus i familjarëve të një specialisteje të sportelit të Kadastrës në Durres ka futur në alarm institucionin në qytetin bregdetar dy ditë më parë.

Punonjësja ka hyrë në periudhën e vetëkarantinimit 14 ditor, pasi famijarët e saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ekspertët e ISHP ‘zbarkuan’ në Kadastrën e qytetit dhe bënë analizat për 20 punonjës të cilët kanë pasur kontakte të afërta dhe të shpeshta me specialisten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN