MENU
klinika

"Në sulm" pas dorëzimit të detyrës

Albin Kurti thirrje qytetarëve: Nënshkruani peticionin në shesh!

04.06.2020 - 11:23

Ish-kryeministri kosovar, Albin Kurti, bën thirrje për protesta, menjëherë pasi Avdullah Hoti mori sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit.

Kurti shkruan në “Facebook” se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, pasi sipas tij, zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkruan Kurti.