Amazon.com Inc (AMZN.O) ka pranuar të paguajë mbi 1 miliard dollarë për të blerë startup-in e vetë-drejtimit Zoox Inc, si një lëvizje për t’u zgjeruar më shumë në fushën e teknologjisë së automjeteve autonome.
Marrëveshja, e cila mund të shpallet zyrtarisht që të Premten, do t’i jepte Amazon kontrollin e një startup-i me afro 1.000 persona që ka krijuar një automjet prototip për të transportuar pasagjerët në zonat urbane.
Nuk dihet ende nëse Amazon gjithashtu synon të përdorë Zoox për të automatizuar automjetet e saja që ofrojnë mallra tek klientët. Kompania tashmë ka filluar të eksperimentojë me teknologji të tilla, nga robotët që përmbajnë pako që udhëtojnë nëpër trotuare e deri te dronet që sjellin urdhra dhe porosi për klientët nga ajri.
Amazon ka rritur investimet e saj në sektorin e makinave, duke marrë pjesë në një raund financimi prej 530 milion dollarë në fillim të vitit të kaluar në startup-in e automjeteve autonome Aurora Innovation Inc. (Reuters)