MENU
klinika

Reforma Zgjedhore

Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë mbërrijnë në selinë e PD

01.06.2020 - 14:28

Ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë sapo kanë mbërritur në selinë e PD, në takim me kreun demokrat Lulzim Basha.

Bëhet me dije se në takim me Bashën në selinë e PD është ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë Duncan Norman.

Ambasadorët vihen në lëvizje pasi dje nuk u arrit një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Dje ishte afati i fundit i vendosur për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje duke mos rënë dakord për të paktën 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.