MENU
klinika

Ja për çfarë biseduan!

Ambasadorja e SHBA i shkon Ruçit në zyrë, dalin detaje nga takimi

29.06.2020 - 09:58

Ambasadorja amerikane ne vendin tone, Yuri Kim ka zhvilluar sot nje takim pune me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ambasadorja i ka shkuar Rucit ne zyre dhe ne qender te bisedes ka qene ecuria e reformës në drejtësi, Reformës Zgjedhore dhe përshpejtimi i plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

kolana e librave

Mesohet se kryetari i Kuvendit, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.