MENU
klinika

10 gara në Spanjë?

Anulohet Japonia, Moto GP vetëm në Europë

01.06.2020 - 11:44

Botërori i Moto GP vetëm në Europë. Është ky verdikti final i mbajtësve të të drejtave tregtare të turneut me motorra, DORNA, që përmes kreut të saj, Carmielo Ezpeleta, zbuluan se Kontinenti i Vjetër është një habitat komod për mbajtjen e garave të Moto GP gjatë vitit 2020.

Anulimi i Çmimit të Madh të Japonisë, i planifikuar për më 18 tetor, u ka hapur dritën jeshile Europës që tashmë është gati të presw e vetme Botërorin e garave me motora.

Moto Gp
Moto Gp

“Ne do të qëndrojmë në kontinentin e vjetër deri në mesin e nëntorit: do të përpiqemi të bëjmë sa më shumë gara të jetë e mundur”, – u shpreh Ezpeleta për faqen zyrtare të MotoGp.

Me anulimin e garës së Mogul, Japonia nuk do ta ketë garën e tij në kalendar për herë të parë që nga viti 1986. Spanja duket se do të jetë destinacioni më i shpeshtë për skuderitë e Moto GP, pasi vendi iberik është gati për të pritur një garë të këtij niveli në të paktën 10 pista.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjitha garat në këtë shtet?

Spanja do të shkruajë historinë e Moto GP