MENU
klinika

Pas vendimit të Hotit

Anulohet takimi i 27 qershorit, konfirmon Grenell

25.06.2020 - 15:20

Anulohet takimi i parashikuar që të mbahej në 27 qershor në SHBA, ku do të dialogohej mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë.

Pasi kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti deklaroi se nuk do të shkonte në takimin në Uashington, pas aktakuzave për krime lufte për presidentin Hashim Thaçi e Kadri Veselin, vjen një reagim nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Ky i fundit ka konfirmuar edhe faktin se takimi është anuluar. Përmes një mesazhi, Grenell theksoi se SHBA mirëkupton vendimin e Hotit, ndërsa shtoi se mirëpresin një ricaktim të një tjetër date.

“Faleminderit, Kryeministër Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti.”, tha Grenell në Twitter.