MENU
klinika

PS dhe PD janë bashkë?

Arben Ristani befason me deklaratën: Është pjesë e lojës, bëjnë sikur…

02.06.2020 - 16:05

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar në Abcneës, situatën politike në vend dhe debatet për çështjen e Reformës Zgjedhore.

Ndër të tjera Ristani është pyetur edhe në lidhje me zërat që thonë se PS dhe PD janë bashkë, sa i takon Reformës Zgjedhore.

“Ka zëra se, kur vjen puna te Reforma Zgjedhore, PS dhe PD janë bashkë”-iu drejtua gazetarja, Arben Ristanit.

Ky i fundit e pranoi se kjo është një lojë dhe se palët bëjnë sikur zihen.

“Është pjesë e lojës, loja kështu zhvillohet, diku bëjnë sikur grinden, është një botë interesash.

Por gjithmonë, sidomos sot kemi nevojë për burra shteti, për njerëz që mendojnë për shqiptarët”.-tha Arben Ristani.