MENU
klinika

Premier League, Java 31

Arsenal rikthehet te suksesi pas dy humbjeve

25.06.2020 - 19:58

Arsenal është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve në Premier League, duke fituar 2-0 në transfertë me Southampton. Një fitore me fat për të besuarit e Mikel Arteta-s, që gjithsesi, do ta kenë tepër të vështirë për zonën europiane.

Arsenal ka gjetur golin e parë me të riun Eddie Nketiah. Ky i fundit pati shumë fat, pasi ishte një gabim trashanik i portierit Alex McCarthy që u dha mundësinë “Topçinjve” të kalojnë në avantazh. I riu i mori topin nga këmba portierit kundërshtar dhe e dërgoi në rrjetë për 0-1.

Ndërsa goli i dytë u shënua nga Willock në 87’, kur vetëm dy minuta më parë Stephens ishte ndëshkuar me karton të kuq për vendasit. Një fitore morali për Arsenal, ndërsa për Southampton nuk ndikon shumë. Ndeshja tjetër Burnley-Watford përfundoi 1-0. Burnley siguron mbijetesën, ndërsa Watford duhet të vuajë në javët e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN