MENU
klinika

Covid-Kosovë

“Shkelësit e rregullave kundër koronavirusit do të gjobiten”

29.06.2020 - 10:25

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, tha se shkelësit e rregullave kundër koronavirusit do të gjobiten dhe ndëshkohen sipas ligjit, ndërsa bëri thirrje për reduktimin e kontakteve, për të evituar përhapjen e virusit.

Nuk është e qartë se me cilin ligj do të ndëshkoheshin shkelësit e mundshëm, meqë nuk ka një ligj në fuqi që sanksionon shkeljet e tilla.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Klinika Infektive në Prishtinë duhet përforcuar me kapacitete të reja.
“Armiku i padukshëm vazhdon ta kërcënojë shëndetin tonë”, tha ai.

“Kjo luftë po zhvillohet kryesisht në frontin e shëndetësisë. I tërë personeli mjekësor në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale është i mobilizuar maksimalisht”, shtoi Zemaj.

Këtë muaj, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka publikuar një manual për mbrojtje nga përhapja e sëmundjes Covid-19, që e shkakton koronavirusi.

Zemaj bëri thirrje që të respektohen udhëzimet e këtij manuali, i cili ka 153 faqe dhe gjendet vetëm online në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Kosova, në ditët e fundit, ka parë rritje të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë konfirmuar gjithsej 2,677 raste; prej tyre, 1,425 janë shëruar dhe 49 kanë vdekur.

Gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar dhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura, ka thënë për Radion Evropa e Lirë infektologu në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afat Kurtit ose t’ia lërë Kushtetueses

3 opsionet që po shqyrton Thaçi për qeverinë e re


Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!