MENU
klinika

Mustafa kërkon zëvendësim

Avdullah Hoti në vend të Vjosa Osmanit

20.06.2020 - 15:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar sot një letër Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, përmes të cilës ka kërkuar që të votohet për dy propozime.

I pari është që Avdullah Hoti të emërohet nënkryetar i LDK-së dhe i dyti që Kryeparlamentarja Vjosa Osmani të lirohet nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo kërkesë për lirimin e Osmanit nga detyrat në LDK, vjen pas qëndrimeve të kësaj të fundit kundër vendimeve të partisë që ndërlidhen me mocionin për rrëzimin e Kurtit dhe për krijimin e qeverisë me AAK-në, NISMAN-n dhe komunitetet.

Këshilli i Përgjithshëm ka kohë që deri në orën 19:00 që të deklarohet për dy propozimet.