MENU
klinika

Nuk ka më dilema

Barça zyrtarizon transferimin e Arthur te Juve

29.06.2020 - 16:37

Ishte çështje kohe dhe ka ardhur. Por e veçanta është se nuk është klubi blerës që e bën zyrtare, por ai që e shet. Duke nisur nga sezoni 2020-2021, Arthur Melo nuk do të përfaqësojë më ekipin e Barcelonës, por Juventus. Katalanasit kanë shpejtuar për të publikuar edhe shitjen e Arthur te “Zonja”.

Juventus do t’i paguajë 72 milionë euro Barcelonës, plus 10 milionë euro në bonus. Arthur ka luajtur 72 ndeshje blaugrana: 47 në La Liga, 10 në Kupën e Spanjës, 13 në Champions League dhe 1 në Superkupën e Spanjës.

Braziliani u ble nga Gremio për 31 milionë euro dhe bonuse në vitin 2018 dhe prej atëherë nuk ka bindur si titullar, por është parë si rezervë. Juventus ishte e interesuar dhe e mori. Tani po shihet transferimi i Pjaniç te Barcelona.