MENU
klinika

Fotografia e lashtë "reale"

BBC: Faraoni i Egjiptit, larë në ar!

08.06.2020 - 11:19

        Pamjet spektakolare të varrit të Tutankhamunit, janë të njohura në të gjithë botën. Por, “Daily Mail” sjell për të gjithë kureshtarët, një fotografi e jashtëzakonshme të arkeologut Howard Carter, duke zbuluar ngadalë arkivolin e Faraonit egjiptian. Deri më sot, kjo foto nuk është parë kurrë me ngjyra.

Marrë nga fotografi arkeologjik Harry Burton, më 28 tetor 1925, fotografia origjinale nuk e jep siç duhet vlerën e zbulimit, as madhështinë dhe shkëlqimin e arit dhe blusë së gurëve të çmuar.

Maska e hollë e vdekjes e mbretit 18-vjeçar, është e përbërë prej ari, qelqi dhe gurësh të çmuar.


Fotografia është pjesë e një grupi prej 1.400 fotografish të mrekullueshme, që dokumentojnë gërmimet e Luginës së Mbretërve, nga zbulimi i varrit të Faraonit të Dinastisë së 18-të, në 4 nëntor 1922, deri në heqjen e kapakut thellë në brendësi të varrit të tij, tre vjet më vonë.

Në pronësi të institutit të njohur “Griffith” në Oksford, imazhet nga arkivi pranë “Howard Carter”, tregohen me ngjyra, në dokumentarin e ardhshëm nga BBC: “Tutankhamun In Color” – Tutankhamuni me ngyra”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ringjallen Monet, Van Gogh e Klimt

Si u grabit ‘Isabella Stewart Gardner’