MENU
klinika

Ursula von der Leyen do të hapë sot samitin e mbledhjes së fondeve

BE dhe yjet e popit bashkë për financimin e vaksinës anti COVID

27.06.2020 - 15:21

Kancelarja Angela Merkel dhe yjet e muzikës pop, Justin Bieber dhe Shakira mund të mos kenë asgjë të përbashkët, por një financim për një vaksinë antiCOVID-19 do t’i mbledhë ata sot.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të hapë sot samitin e mbledhjes së fondeve në orën 15:00 (13:00 GMT), që do të jetë i organizuar në panele dhe intervista.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron gjithashtu do të bëjnë një paraqitje në këtë aktivitet gjatë gjithë ditës. Së bashku me ta do të jenë edhe aktori Dwayne Johnson, i njohur gjithashtu si ”The Rock”, Shakira, Coldplay, Usher, Miley Cyrus, Justin Bieber e tjerë. Samiti dhe koncerti synon të mobilizojë fondet për të zhvilluar vaksina, teste dhe trajtime për koronavirusin, sipas një njoftimi për shtyp.”Deri tani, komisioni ka mbledhur 10 miliardë euro (11,2 miliardë dollarë) për zhvillimin e vaksinave”, deklaroi dje zëdhënësi i komisionit, Eric Mamer.

“Qëllimi i samitit dhe koncertit është të mbledhë sa më shumë fonde për të siguruar qasje te vaksina për të gjithë banorët e globit”, theksoi Mamer. Koncerti do të transmetohet në internet.

“Artistët kanë fuqinë për të frymëzuar ndryshimin. Ata përdorin talentin e tyre për t’u shërbyer kauzave të mëdha”, tha von der Leyen në një deklaratë për shtyp.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”

Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”