MENU
klinika

Brexit, dy hapa para, tre pas

BE, ‘e dëshpëruar’ për Britaninë?!

01.06.2020 - 14:47

Negociatori i BE, Michel Barnier tha dje se Mbretëria e Bashkuar ka hequr dorë nga angazhimet e saj për Brexit dhe paralajmëroi se nuk do të kishte marrëveshje nëse ajo vazhdonte kështu.

Por burimet e qeverisë thanë se Kryeministri nuk do të tërhiqej përballë “taktikave” të BE-së dhe këmbënguli që blloku duhet të ndryshojë qëndrim. Brukseli gjithashtu u akuzua për mosmbajtjen e premtimeve të tij për të drejtat e peshkimit.

Bisedimet do të marrin fund nëse BE nuk bën kompromise, paralajmëruan ata.

Mbështetësit e Brexit e quajtën këtë një shenjë dëshpërimi.

Ish-ministri i Brexit, David Jones tha që Mbretëria e Bashkuar po kërkonte vetëm të njëjtin lloj marrëveshje, që BE ka arritur me Kanadanë dhe Japoninë.

“Problemi është që BE-ja ka vështirësi të pajtohet me faktin se Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.

Sir Iain Duncan Smith tha: “Kjo është një shenjë e dëshpërimit të vërtetë nga BE. Ata në mënyrë të qartë janë të frikësuar se Mbretëria e Bashkuar do ta bëjë vërtet atë që thotë dhe ka aftësinë ta bëjë atë.

“Ata po përpiqen në çfarëdo mënyre që të detyrojnë Mbretërinë e Bashkuar, por kjo nuk do të funksionojë.”

Mark Francois, kryetari i Grupit Evropian të Kërkimeve të Konservatorëve, tha:  “Ata në Bruksel e kanë kuptuar përfundimisht se ne jemi larguar nga BE dhe tani kemi ndërmend të negociojmë si një shtet sovran. Kam besim se BE më në fund do të pranojë një marrëveshje, duke e ditur plotësisht se ne do të largohemi sipas stilit Australian nëse nuk e bëjnë këtë.

Barnier pretendoi se Mbretëria e Bashkuar ka bërë “dy hapa para, tre hapa pas” nga angazhimet e saj fillestare negociuese.

Dhe ai tha se vendimi i MB për të braktisur bllokun, ishte një “humbje” për të dy palët.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”


Kush është njeriu që ka në dorë vendimin më të rëndësishëm

Fati i Ukrainës varet “në fije të perit”, SHBA “hap thesin”

Komploti për vrasjen e Zelenskyt dhe plani për sabotazh në Gjermani

Si funksionon rrjeti i agjentëve sekretë të Vladimir Putinit