MENU
klinika

Mësoni si ta kombinoni

Bluzat “crop-top” do të jenë sërish trendi i verës!

18.06.2020 - 11:52

Për ta sqaruar njëherë e mirë: Nuk ka asnjë limit moshe kur vjen puna për të veshur një crop top (bluzë të shkurtër). Mund t’i vishni sa herë të doni, mjafton të dini si t’i kombinoni.

Me kombinimin e duhur, crop top-i jo vetëm që s’duket i ekzagjeruar, por të krijon një pamje elegante dhe mjaftueshëm chic.

Tani në verë, e dimë që janë lloji i preferuar i bluzes suaj, prandaj po ju japim ca ide që mund t’ju ndihmojnë në daljen e radhës.

#1. Një crop top i zi + pantallona lëkure

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

Një bluzë të tillë e kombinoni në shumë mënyra, por klasikja dhe fituesja mbetet kjo. Në vend të xhinseve, vishni pantallonat tuaja të lëkurës, një rrip dhe një palë taka. Do të dukeni dhe ndiheni më seksi dhe e sigurtë se kurrë.

#2. Crop Top+ pantallona serioze+ xhaketë

Veshjet bazike nuk zhgënjejnë kurrë. Një palë pantallona me bel të lartë dhe një crop top i ngushtë pas trupit, është veshja perfekte për pasditet e këtyre ditëve.

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

#3. Crop Top-i i mbrëmjeve

Gjeni një detaj festiv në crop top-in e radhës dhe përdoreni kur dilni mbrëmjeve. Një palë pantallona të thjeshta dhe jeni gati.

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

#4.Dantellë mbi dantellë

Ky crop top mund t’ju çojë nga plazhi në një darkë elegante. Materiali delikat është perfekt për çdo rast dhe kohë!

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

#5. Crop top + xhinse

Veshja juaj për këtë fundjavë

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

#6. Një zonjushë me crop top duket kështu

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

#7.Mos harroni pritet!

7 super mënyra për t'u dukur elegante me një Crop Top

Burimi: Marie Claire