MENU
klinika

Zbulohet çfarë do të ndodhë sot!

‘Boom’ infektimesh, BE bën lëvizjen e radhës ndaj Shqipërisë

15.06.2020 - 10:06

Ambasadori Luigi Soreca, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, do t’i dorëzojë Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pjesën e dytë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë për trajtimin dhe parandalimin e Còvid-19.

Dorëzimi do të bëhet sot në orën 11:00, në Spitalin e Traumës në Tiranë, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në llogarinë në Facebook të Delegacionit të BE-së: Bashkimi Evropian në Shqipëri.

Ndihma konsiston në pesë ambulanca shpëtimi të pajisura plotësisht, pesëmbëdhjetë ventilatorë mekanikë të lëvizshëm dhe pajisje të tjera të specializuara për rastet më të rënda të vështirësive në frymëmarrje. Dorëzimi i pjesës së parë të ndihmës u krye në maj dhe përbëhej nga pajisje mbrojtëse kundër Còvid-19.

Angazhimi i përgjithshëm i BE-së për Shqipërinë në luftën kundër Còvid-19 është 4 milionë Euro për pajisje mjekësore dhe gati 50 milionë Euro për mbrojtje dhe mbështetje sociale, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike.