MENU
klinika

"I can't breathe"

CNN: Bota kundërpërgjigje racizmit!

02.06.2020 - 12:15

          Mijëra vetë, në vende të ndryshme të botës, kanë protestuar kundër vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, për t’u solidarizuar me protestuesit amerikanë.

Në Amsterdam të Hollandës, rreth tre mijë vetë u mblodhën të hënën, në Sheshin “Dam”, për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, raporton “CNN”.

Në Rio de Zhaneiro, Brazil, protestuesit u mblodhën të dielën, përballë pallatit të guvernatorit, për të protestuar në përkrahje të popujve me ngjyrë.

Në Paris, një grup i vogël i protestuesve paqësor, që përfaqësonte organizatat franceze kundër racizmit, u mblodhën të hënën në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Në Londër, policia ka arrestuar protestues gjatë fundjavës, për shkak të shkeljes së masave kufizuese, pasi ata marshuan në shenjë solidariteti me protestuesit amerikanë.

Protesta ka pasur ose janë planifikuar edhe në Australi, Gjermani, Irlandë, Greqi dhe në disa vende të tjera.

Përkrahje për këto protesta, kanë ofruar edhe disa liderë botërorë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se është e tmerruar nga vdekja e George Floyd-it dhe i mirëpriti protestat paqësore në vendin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kryeministrit Edouard Philippe

Alarmohet Franca/ Aktet anti-semite janë rritur me 69%

Bebe Rexha kërkon drejtësi për George Floyd

“Askush s’duhet të vritet për shkak të ngjyrës së tij”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit