MENU
klinika

Formula 1, drejtori sportiv i Mercedes

“Botërorin 2020 nuk e fiton makina më e shpejtë”

27.06.2020 - 14:23

Na ndajnë edhe 1 javë nga starti i Botërorit 2020 në Formula 1. Gara e parë është më 5 korrik në Austri, aty ku Mercedes konsiderohet edhe një herë si favoritja kryesore për titullin kampion. Gjithsesi, drejtori sportiv i makinës gjermane, Toto Wolff, shprehet se nuk ka asgjë të sigurt në këtë botëror, që nis me shumë pikëpyetje.

“Koronavirus dhe kalendari i ri na kanë vënë përpara disa sfidave që nuk dihet se si do të përfundojnë. Mendoj se besueshmëria e makinës do të jetë thelbësore në garat e para. Makinat do të jenë pak a shumë si në Australi, kemi pak informacion dhe çdo sesion do të jetë i rëndësishëm për të mbledhur të dhëna”, – tha Wolff, që shtoi:

“Ky kalendar i reduktuar është një sfidë për të gjithë. Mendoj se titullin do ta fitojë jo vetëm makina më e shpejtë, por ajo që do të ketë një paketë aerodinamike më të besueshme. Vjet Ferrari kishte motorin më të fuqishëm, këtë vit nuk i kemi parë ende në garë. Gjykimi real do të vijë pas disa garash”.