MENU
klinika

Ja sa ishte magnituda

Brenda 1 orë dy lëkundje tërmeti ‘godasin’ Kretën

20.06.2020 - 07:12

Dy tërmete kanë goditur mbrëmjen e djeshme Kretën. Lëkundjet e para janë ndjerë në orën 22:34, ndërsa Instituti Gjeodinamik i Athinës regjistroi një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës rihter me epiqendrën e tij 56 kilometra në jug të Arvi. Ndërkohë, tërmeti i dytë, magnitudë 4.5 të shkallës rihter tronditi sërish Kretën jugore në 23:17. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra u raportua 59 kilometra në jug të Agios Nikolaos.

Fillimisht, Gjeodinamika kishte dhënë dy tërmete (gjatë lëkundjeve të para) përkatësisht 4.7 dhe 5.1 Richter, por më pas kishte bërë një korrigjim.

Po ashtu gjatë paradites Kreta ishte ‘goditur’ sërish nga një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës rihter, ndërkohë që epiqendra u raportua poshtë dyshemesë së Oqeanit Paqësor.