MENU
klinika

Ndërhyri për të neutralizuar

Burri me probleme mendore i ngul thikën në gjoks efektivit të Policisë

24.06.2020 - 20:28

Një efektiv i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi ka tentuar të neutralizojë një person, i dyshuar më probleme mendore, që kërcënonte familjarët e vetë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se efektivi i Policisë është goditur me thikë në gjoks nga burri me probleme mendore dhe në këto momente ndodhet në spital, në reanimacion. Kanë qenë familjarët e agresorit ata që kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmën e Uniformave Blu pasi ai po i kërcënonte me thikë.

Identiteti dhe gjendja e shëndetësore e policit të plagosur nuk bëhet ende me dije.