MENU
klinika

Aksesori klasik

Covid-19 ndryshon bilbilin, do të jetë elektronik

29.06.2020 - 22:23

Një nga aksesorët që ka mbetur qëkur u shpik futbolli, por edhe basketbolli, volejbolli e plot lojëra të tjera, është bilbili i gjyqtarit. Shumë rregulla dhe aksesorë kanë evoluar, ndërsa bilbili është instrumenti më klasik në futboll.

Por përhapja e koronavirusit pritet të nxjerrë bilbilin në pension pas 140 viteve. Tendenca më e fundit vjen nga SHBA, që po mendon të shmangë rrezikun e infektimit. Bëhet fjalë për një bilbil elektronik që gjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmjet një pulsanti.

“Them se nuk mund të përdoret më bilbili. Lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vendos bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut”, – u shpreh Vern Harris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në fazën me eliminim direkt

Rregulli i ri futet edhe në Champions League