MENU
klinika

Ja kërkesa publike!

Debatit për Reformën Zgjedhore i bashkohen Loriku dhe Anxhelina!

06.06.2020 - 18:11

Lorik Cana dhe Anxhelina Hadërgjonaj janë bërë pjesë e debatit për reformën zgjedhore!

Dyshja e njohur e ekranit kanë kërkuar votimin e Diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Cana kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të përfshihet dhe vota e Diasporës, si dhe të aplikohet një sistem zgjedhor me lista të hapura. Ai shkruan se kjo është një dritare e shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës.

Ai bën lutje që të nënshkruhet peticioni, pasi votimi i Diasporës, i cili është i lejuar në Kosovë, do të sjellë stabilitet politik.

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra! Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid-19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës. Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë! Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!”.

Të njëjtën lutje ka bërë edhe Anxhelina në Instagram ku shkruan se, e ardhmja e Shqipërisë varet nga kjo gjë!