MENU
klinika

Në La Liga

Debutimi me moshën më të re, thyhet rekordi

25.06.2020 - 15:20

Shtatshkurtër, lëvizje magjike në fushë dhe potencë fantastike nga goditja e dënimit. Karakteristika të ngjashme me ato të Lionel Messit dhe jo më kot e kanë cilësuar si pasues të jashtëtokësorit të Barcelonës. Ky është Luca Romero, talenti më i ri i botës së futbollit modern.

Ngjashmëritë me “pleshtin” katalanas nuk kanë të sosur, pasi përveçse janë identik në stilin e lojës, përfaqësojnë edhe një komb, Argjentinën. Rastësisht, debutimi i erdhi në ditëlindjen e 33-të të Messit.

Aftësitë e Romeros bindën stafin drejtues të Mallorca-s për ta grumbulluar në ekipin e parë dhe pas 10 ditësh stërvitje, realizoi ëndrrën, duke debutuar në La Liga.

Për ta bërë akoma dhe më të bukur debutimin ishte fakti që mori disa minuta në këmbë përballë skuadrës ikonë, Real Madrid, ndërsa sekondat në fushë e shndërruar në lojtarin më të ri që aktivizohet në elitën e futbollit spanjoll, me moshën 15 vjeç e 219 ditë.

Mesfushori i talentuar u fut në fushë në minutën e 85-të, teksa udhëzimet nga trajneri Vicente Moreno “thyen” rekordin që datonte prej vitit 1939, kur Sanson i Celta Vigo bëri paraqitjen e tij të parë në moshën 15-vjeç dhe 255 ditë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN